DYLON

Komuna e Gjilanit nesër organizon mbledhje komemorative për muzicientin Demir Krasniqi

Komuna e Gjilanit nesër organizon mbledhje komemorative për muzicientin Demir Krasniqi
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur të Gjilanit, Demir Krasniqi që sot është ndarë nga jeta.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke drejtuar telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, komunitetin artistik, ansamblet folklorike dhe sektorin e arsimit, ka njoftuar për organizimin e mbledhjes komemorative, e cila mbahet nesër me datën 21 gusht 2021, në ora 12:00, në sallën e Teatrit të Qytetit, në nderim të jetës dhe vepres së Demir Krasniqi.

EkoHigjiena

“Lajmin për vdekjen e muzicientit dhe folkloristit të njohur të Anamoravës, Demir Krasniqi, më ka tronditur. Me violin, e shpesh edhe instrumente të tjera, ai ishte gjithmonë i vendosur për të dhënë kontribut në mbrojtjen e folklorit burimor shqiptar, rapsodisë dhe këngëve popullore. Demirin e kemi gjetur gjithmonë në punë si kompozitor, kantautor dhe grumbullues i detajeve të folklorit muzikor shqiptar. Ai ka dhënë kontribut të qmueshëm edhe në fushën e arsimit dhe sikurisht që do ta kujtojmë të gjithë përmes veprave që ka lënë pas në shumë dimensione”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.