DYLON

Komuna e Gjilanit në xhepin tuaj – prej sot edhe në IOS dhe Android

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se është fuksionalizuar në tërësi programi Gjilani Smart City, përmes të cilit mund t’i gjejnë të gjitha informacionet më të rëndësishme për dhe rreth Komunës.

Prej të hënës, qytetarët mund ta shkarkojnë programin Gjilani Smart City në dy sistemet operative, IOS dhe Android.

EkoHigjiena

Ky projejkt krijon një lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin e komunës së Gjilanit, e bënë pjesë të qeverisjes, duke e rritur kështu në shkallë të lartë transparencën dhe efikasitetin në Komunë.

Projekti përfshinë shërbimet komunale në fushën e ekonomisë, arsimit, sigurisë dhe shëndetësisë etj., ndërkaq të gjitha të dhënat qytetari i Gjilanit i ka në xhepin e tij dhe do të raportoj direkt menaxhmentin e lartë të Komunës për ankesat e kërkesat e mundshme dhe natyrisht këto do të shkojnë direkt edhe te kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Përndryshe, projekti inovativ “Gjilani Smart City” është i pari në rajon i kësaj natyre. Për më shumë klikoni në: www.gjilani-smartcity.com. ​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.