DYLON

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity ka shpërndarë sot 400 pako ushqimore bazike për familjet në nevojë, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtorët komunalë, Aurorë Osmani Buca e Kushtrim Zeqiri.

“Ky aktivitet në mbështetje ndaj familjeve në kohë pandemie, e sidomos tash që jemi në muajin e Ramazanit, është shumë i mirëpritur, prandaj e falënderoj organizatën Qatar Charity për mbështetjen e madhe për këto familje. Ky është vetëm njëri prej aktiviteteve që e kemi nisur me këtë organizatë”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Përfaqësuesi i organizatës Qatar Charity, Ukë Rexhepi, pasin e falënderoi kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, tha se kjo është një dhuratë për familjet në nevojë në Gjilan për t’ua zbutur sado pak gjendjen ekonomike.   ​/2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.