DYLON

Komuna e Gjilanit ndërton rrugën dhe oborrin e xhamisë në Livoç të Epërm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka ndërtuar rrugën që të shpie tek xhamia e fshatit Livoç i Epërm, sikurse edhe oborrin, pasi deri tash kanë qenë të degraduara skajshmërisht.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës i shoqëruar nga nënkryetari Kadriu dhe drejtorët komunal, është ndarë i kënaqur kur ka parë punimet ndërtimit të kësaj rruge, e cila ëshët bërë me kubëza betoni.

EkoHigjiena

“Si Komunë, poi japim përparësi oborreve e rrugëve pranë objekteve fetare dhe do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim në shërbim të qytetarëve. Poashtu, në kuadër të katërshes së prioriteteve,po vazhdojmë t’i rregullojmë rrugët, kanalizimin, ujësjellësin, trotuaret etj., në mënyrë që qytetari i Gjilanit të bëjë jetë të dinjitetshme”, është shprehur Haziri.

Feriz Aliu, muezin i Xhamisë së Livoçit të Epërm, ka shprehur falënderim për kryetarin Haziri, pasi tha se ua largoi ‘lloçin’ e papastërtinë.

“Kjo rrugë ka qenë shumë e keqe dhe kemi pasë problem me shku n’xhami prej lloçit e papastërtisë, por tash është krejt në rregull. E falënderoj kryetarin që na ka ndreq këtë rrugë qëka qenë shumë e nevojshme për xhematin”, ka thënë muezini Aliu. /2L ONLINE/