DYLON

Komuna e Gjilanit nderon veprën e dëshmorit, Mehmetali Behluli

Komuna e Gjilanit nderon veprën e dëshmorit, Mehmetali Behluli
Avatar photo Redaksia

Gjilan, 4 gusht 2022 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, është shprehur se Behluli erdhi nga mërgimi për ta mbrojtur atdheun.

EkoHigjiena

​“Sot, në këtë përvjetor, po e nderojmë dëshmorin Mehmetali Behluli, i cili erdhi nga mërgimi për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të atdheut. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë nënkryetarja Morina-Bunjaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.