DYLON

Komuna e Gjilanit nderon dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani, në 23-vjetorin e rënies

Komuna e Gjilanit nderon dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani, në 23-vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku e bashkëpunëtorët, kanë bërë nderime te varrezat e dëshmorëve në 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, në ngjarjen ku morën pjesë edhe përfaqësues nga niveli qendror, të FSK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

“Ajo që ne bëjmë çdo vit e që është obligim edhe njerëzor, moral e kombëtar i secilit përfaqësues institucional e secilit qytetar, është që të përkujtojmë dëshmorët, veprat e tyre, por edhe të sigurohemi që të mbështetemi në punën tonë të përditshme në veprat e lavdinë që ata kanë lënë pas. Lavdi e përjetshme dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë pas homazheve kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se rënia e tyre na kujton ditët e vështira të popullit tonë në luftën për liri e pavarësi të vendit.

“Pa flijimin e dëshmorëve dhe pa përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që u vunë në shërbim të lirisë, nuk do t’i kishim ditët e sotme”, ka thënë Isufi.

Më pas, drejtues të Komunës së Gjilanit kanë bërë homazhe te lapidari i dëshmorit Abdullah Tahiri dhe te busti i tij në fshatin Malishevë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.