DYLON

Komuna e Gjilanit merr çmimin “The best City Model Award”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ashtu siç ishin pritjet e kryetarit Lutfi Haziri para nisjes për në Zvicër, Komuna e Gjilanit sot në panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition” që po mbahet në Cyrih,kamarrëçmimin “The best City Model Award” nga IME.

Gjilani me këtë çmim paraqitet si shembulli më i mirë për investime të huaja në rajon dhe kjo është vlerësuar si tejet e rëndësishme nga ana e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili pranoi këtë çmim zyrtarisht.

EkoHigjiena

“I falënderoj organizatoret e këtij panairi ndërkombëtar për çmimin. Është shumë i rëndësishëm fakti që Gjilani është ranguar me Barcelonën dhe Cyrihun. Në këtë panair ne kemi krijuar njëbrend të ri për komunën që nuk e kanë bërë të tjerët dhe do të merret parasysh nga investitorët. Besoj dhe shpresoj shumë që do të ketë investime të mëdha në Gjilan, duke përmirësuar kualitetin e jetesës”, është shprehur kryetari Haziri, i cili ka zhvilluar disa takime me investitorët e huaj.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me këtë rast u ka ofruar investitorëve përkrahjen e plotë të tij, duke garantuar politika të favorshme fiskale.

Ai ka paraqitur disa projekte tejet të rëndësishme për investitorët, siçështëinfrastruktura, zhvillimi i qendrës së qytetit, përkatësisht rindërtimin e kësaj pjese të qytetit, që janë tri objekte të mëdha kapitale që përfshijnë administratën publike, një objekt multikulturor, kinematë moderne edhe sallat e teatrit dhe hotelin me standarde të reja evropiane të hotelerisë etj.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit ishte zgjedhur qysh në tetor dhe ka respektuar të gjitha kriteret zhvillimore komunale për të mbërritur në Cyrih. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.