DYLON

Komuna e Gjilanit liron qytetarët nga gjobat për vonesat në regjistrimet e lindjes dhe vdekjes

Komuna e Gjilanit liron qytetarët nga gjobat për vonesat në regjistrimet e lindjes dhe vdekjes
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, është miratuar vendimi për lirimin nga pagesa e gjobës komunale për vonesat në regjistrimet e lindjes dhe vdekjes.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se ky vendim u mundëson qytetarëve të Komunës së Gjilanit, veçanërisht bashkatdhetarëve tanë, që të regjistrojnë fëmijët e lindur jashtë vendit në regjistrin civil të Republikës së Kosovës, pa pasur nevojë të paguajnë gjoba për vonesat në regjistrim.

EkoHigjiena

“Falënderojmë anëtarët e Kuvendit Komunal, për mbështetjen e tyre në miratimin e këtij vendimi”, tha drejtoresha Sopi Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.