DYLON

Komuna e Gjilanit ka vënë gurëthemelin e bustit të heroit Reshat Ymeri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në 48-vjetorin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Reshat Ymeri, Komuna e Gjilanit ka vënë sot gurëthemelin e bustit të tij, në lagjen ku ka lindur. Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se sot premtimi i kryetarit Lutfi Haziri po shkon në vend me vendosjen e këtij busti që i bënë nderë Gjilanit e Anamoravës.

“Sot po e vëmë gurëthemelin e bustit të heroit të kombit, Reshat Ymeri, ku do të bëhet edhe një park i mirë, në të cilin, mund të pushojnë pushojnë njerëzit. Pra, premtimi i kryetarit Haziri për këtë projekt po shkon në vend. Përkushtimi i qeverisjes komunale është që të nderojmë heronjtë e dëshmorët e Gjilanit dhe të kujdesemi për familjet e tyre ”, ka thënë Kadriu.

EkoHigjiena

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të fillohet edhe me ndërtimin e “Sheshit të Ilegales” tek rruga “Abdulla Presheva”.
Ish-komandanti i zonës operative të Karadakut, Ahmet Isufi, e vlerësoi lartë vënien e gurëthemelit të heroit Reshat Ymeri.

“Unë s’kam shumë fjalë sepse vet vepra e Reshatit na ka mësuar se si duhet të jemi të përkushtuar për atdhe. E përgëzoj për punën që e ka bërë Komuna e Gjilanit. Është rast i veçantë sepse gjithmonë e mbajmë kujtimin për të”, tha Isufi.

Në emër të familjes, ka folur vëllai i heroit Reshat Ymeri, Rashiti, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke thënë se kjo e ka nderuar gjakun e heroit dhe familjen e tij. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.