DYLON

Komuna e Gjilanit ka filluar punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Komuna e Gjilanit ka filluar punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike
Avatar photo Redaksia

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka filluar punëtoria për Librin e Proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, libër ky i cili përfshinë trembëdhjetë procese, duke filluar nga planifikimi i buxhetit e deri tek menaxhimi i kontratave.

Qëllimi i kësaj punëtorie, ka të bëjë me informimin e plotë pastaj ndarjen e njohurive sa i përket proceseve për menaxhimin e shpenzimeve publike në Komunë, ku zyrtarëve kompetent do t’i ndihmojë që t’i kuptojnë qartë procedurat të cilat shpjegojnë veprimet, informatat, dokumentet, afatet dhe çështjet e tjera, të cilët gjatë zbatimit të detyrave punuese, ballafaqohen dhe sfidohen me procedurat duke filluar nga fazat e para të planifikimit të buxhetit deri tek menaxhimi i kontratave.

Përmes njohurive që fitohen nga kjo punëtori, sigurohet zbatueshmeri e drejtë e procedurave dhe pajtueshmëri e plotë me rregullativën ligjore për të siguruar rregullësi financiare gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

EkoHigjiena

Libri i Proceseve synon të sqarojë dhe konsolidojë procedurat që duhet ndjekur për të siguruar kontroll dhe rregull strikt me cilësi në procesin e buxhetimit dhe ekzekutimit të tij.

Sesioni i dytë i kësaj punëtorie do të mbahet gjatë ditës së nesërme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm që procesi buxhetor dhe shpenzimet e parasë publike nëpër të gjithë dikasterët të jetë i planifikuar mirë dhe njëkohësisht edhe mbykëqyrja dhe raportimi të jenë në nivel të lartë konform ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë aspekt të rëndësishëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.