Komuna e Gjilanit ka bërë “zgjidhje” duke i rrezikuar qytetarët dhe duke i dëmtuar bizneset

Komuna e Gjilanit ka bërë “zgjidhje” duke i rrezikuar qytetarët dhe duke i dëmtuar bizneset

Qysh në fillim të planifikimit dhe fillimit të punimeve rregullimi i rrugës Gjilan-Bujanoc me 4 korsi ka qenë njê maltretim për qytetarët. Asgjë nuk është planifikuar si duhet. Vonesa të shumta e “Harrnimet” që janë bërë, përveç se i kanë kushtuar bugjetit të komunës, e kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Shkruan: Fikri Mehmeti

Hapja në shumë vende e hyrje-daljeve, mungesa e shportave për mbeturina, mosmirëmbajtja e gjelbërimit dhe trotuarit, vonesa me muaj të tërë në largimin e shtyllave elektrike të dëmtuara nga aksidentet, aksidentet e shumta me vetura, e kanë karakterizuar rrugën Gjilan-Bujanoc që nga ndërtimi i saj.

Për ti përmirësuar gabimet (në projekt) dhe ti parandalojnë aksidentet, vendosën (bllanko) ti mbyllin hyrje-daljet. Dhe jo vetëm që nuk u parandaluan aksidentet, sepse brenda muajit ndodhën aksidente, tani që janë mbyllur hyrje-daljet veturat lëvizin me shpejtësi edhe më të madhe se që kanë lëvizur më herët.

Nga mosplanifikimi i duhur i komunës janë dëmtuar bizneset në dy anët e rrugës me mbylljen e hyrje-daljeve. Dhe qytetarët tmerrohen kur u duhet të e kalojnë rrugën sepse veturat vijnë me shpejtësi të madhe nga dy anët. Përveç faktit se mungojnë shenjat e komunikacionit, mungon edhe prezenca e policisë së trafikut rrugorë dhe ndriçimi i dobët gjatë natës veçanërisht tek kalimi përballë Agmia Center.

Qytetarë të shumtë sot ishin dëshmitar kur dy vetura kryen kthim gjysmërrethor në vendkalimin e këmbësorëve (si shumë herë që ndodhë), ndërsa një veturë tjetër ishte me shpejtësi mbi 100kmh. Mungesa e policëve trafik dhe mbyllja e hyrje-daljeve ka bërë që shpejtësia e lëvizjes të jetë e madhe dhe e pakujdesshme nga shoferët.

Shumë aksidente kanë ndodhur edhe pas mbylljes së rrugës. Këmbësorët duhet ta kalojnë rrugën aty ku munden sepse vijat e bardha gjenden rreth 300 metra largësi, por edhe kalimi në vija të bardha nuk garanton siguri, ndërsa intervenimi i veturës së ndihmës së shpejtë për ta shpëtuar jetën e dikujt, i humb mbi 5 minuta kohë për të shkuar tek rrethi i dytë për kthim gjysmërrethor.

Kjo tregon se as këtë herë nuk kanë pasur ndonjë plan afatgjatë, nuk kanë ditur të ofrojnë zgjidhje të duhur, kanë dështuar në planifikim, ndoshta nuk po konsultohen me ekspertët adekuat, dhe kjo papërgjegjësi më së shumti qytetarëve po iu kushton. Çdo orë që kalon është duke u rrezikuar jeta e qytetarëve.

Shpresojmë që komuna të mos vonohet në zgjidhje (qysh e ka zakon) se jeta e qytetarëve është në pyetje, përveç se edhe bizneset janë dëmtuar dhe të pakënaqur me eksperimentet e komunës në këtë rrugë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE