DYLON

Komuna e Gjilanit investon afro 100 mijë euro në infrastrukturë te Muhaxheret e Doberqanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rreth 100 mijë euro është duke i investuar Komuna e Gjilanit në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Muhaxherët e Dobërqanit. Kjo informatë u bë e ditur gjatë vizitës që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë projekteve në këtë fshat.

“Te Muhaxherët e Dobërqanit jemi në përgatitije të asfaltimit të më shumë se 2.5 kilometra rrugë, me kosto afro 100 mijë euro. Shumë shpejt, për banorët e fshatit do të lehtësohet jeta pasi për herë të parë po asfaltohen rrugët këtu, edhe atë sipas standardeve. Po vazhdojmë t’i realizojmë programet tona në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit në mënyrë që t’ua bëjmë jetën e dinjitetshme qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka shprehur zotimin se deri në fund të mandatit të tij qeverisës nuk do të mbetet asnjë rrugë pa u asfaltuar.

Në këtë fshat, Komuna e Gjilanit e ka realizuar edhe ndriçimin publik, që është pjesë e programit të katërshes së infrastrukturës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.