DYLON

Komuna e Gjilanit: Investimi në hapësirën publike në lagjen “Iliria”, e bënë model këtë pjesë

Komuna e Gjilanit: Investimi në hapësirën publike në lagjen “Iliria”, e bënë model këtë pjesë
Avatar photo Redaksia

“Investimet e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme në të gjitha dimensionet, që përfshijnë infrastrukturën dhe modernizimin e saj në funksion të shfrytëzimit funksional dhe shërbimeve më të mira për qytetarët kudo që ata jetojnë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Sipas kësaj komunikate, Komuna e Gjilanit në lagjen “Iliria” ka investuar rregullimin e parkut, parkingjeve dhe hapësirës rekreative për fëmijë që ka ndryshuar pamjen e lagjes, ka krijuar qasje funksionale për banorët, hapësirë më të mirë për sektorin e biznesit dhe njëkohësisht është eliminuar degradimi i saj.

EkoHigjiena

“Ky projekt që është rregulluar në një hapësirë prej 3060 metra katror me 50 vende për parking të veturave për banoret dhe bizneset, me këndin e lojërave për fëmijë në sipërfaqe prej 150 metra katror, ndriçimin publik dhe gjelbrimin, i ofrojnë qytetarit hapësira të përbashkëta publike dhe lehtësojnë jetën e banorëve të kësaj lagjeje. Ky projekt ka kushtuar 84,443.63 euro dhe tashmë është vendosur një standart model i organizimit në këtë lagje, duke eliminuar kështu anarkinë e cila mbizotronte më parë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

“Pë ndryshe, bazuar në planifikimin e Komunës së Gjilanit, me standart të tillë, për kushte më të mira për banorët, do të punohet vazhdimisht, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë gjithmonë  më i lartë dhe vlera e pronës private gjithnjë e më shumë të ngritët”, përfundon komunikata e lëshuar nga zyra për Informim e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.