DYLON

Komuna e Gjilanit hap një afat dyjavor për ankesa ndaj emërtimit të rrugëve

Komuna e Gjilanit hap një afat dyjavor për ankesa ndaj emërtimit të rrugëve
Avatar photo Redaksia

Duke i marrë parasysh disa pakënaqësi të qytetarëve me emërtimet e rrugëve, ose gabimet teknike që kanë mundur të ndodhin gjatë këtij procesi, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e fundit, ka formuar një komision, i cili do të merret me shqyrtimin e ankesave.

Komisioni e ka hapur sot afatin dyjavor për dorëzimin e ankesave, që do të zgjat deri më 26 korrik.

Ankesat duhet të dorëzohen përmes Qendrës për Shërbime të Qytetarëve dhe duhet të jenë të qarta dhe të arsyetuara mirë.

EkoHigjiena

Qytetarët të cilët kanë paraqitur ankesa para këtij njoftimi, nuk kanë nevojë t`i përsërisin ato, sepse komisioni do t`i marrë parasysh të gjitha. Nuk do të shqyrtohen vetëm ankesat që paraqiten pas afatit dyjavor, që skadon më datë 26 korrik.

Komuna e Gjilanit pret që pas këtij afati dhe korrigjimeve eventuale që mund t`i propozojë komisioni, në bazë të ankesave të arsyeshme, ta përmbyllë këtë proces, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për unifikimin e sistemit të adresave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.