DYLON

Komuna e Gjilanit është një nga përfitueset e projektit të Banimit Social

Komuna e Gjilanit është një nga përfitueset e projektit të Banimit Social
Avatar photo Redaksia

Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për projektin e Banimit Social Adekuat, nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë edhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se memorandumi për Banimin Social është nënshkruar.

“Komuna e Gjilanit është një nga përfitueset e këtij projekti, që ka një vlerë prej 37 milionë eurosh”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se në bashkëpunim me ministrin Aliu, kanë arritur të nënshkruajnë memorandumin për zhvillimin e projektit të banimit social.

“Qëllimi i tij është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha Hyseni.

Kryetari i komunës, tregoi disa nga pikat kryesore të këtij projekti janë: Ndërtimi i projekteve të reja për banim social. Rinovimi i njësive ekzistuese të banimit social. Rindërtimi apo rinovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme.

“Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit, vazhdojnë të tregojnë përkushtim në krijimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Alban Hyseni.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se përkushtimi për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës vazhdon, dhe jam i bindur se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme për ata që kanë më shumë nevojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.