DYLON
Hyseni: Do të vazhdojmë të mbështesim arsimin e lartë

Komuna e Gjilanit dhuron 32 tableta për Universitetin Publik “Kadri Zeka”

Komuna e Gjilanit dhuron 32 tableta për Universitetin Publik “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia
Sipas kryetarit, tabletat janë huazuar nga Komuna e Gjilanit për një afat të pacaktuar dhe do të shërbejnë për lehtësimin e punës kërkimore shkencore, si dhe për përmirësimin e proceseve mësimore për stafin akademik dhe studentët

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka vazhduar mbështetjen për Universitetin Universiteti “Kadri Zeka”, duke i dhuruar 32 tableta për nevojat e institucionit të arsimit të lartë.

Hyseni njoftoi se dita ka nisur me një takim pune me përfaqësuesit e universitetit, ku është zyrtarizuar mbështetja e radhës nga komuna përmes dorëzimit të pajisjeve teknologjike.

EkoHigjiena

Sipas kryetarit Hyseni, tabletat janë huazuar nga Komuna e Gjilanit për një afat të pacaktuar dhe do të shërbejnë për lehtësimin e punës kërkimore shkencore, si dhe për përmirësimin e proceseve mësimore për stafin akademik dhe studentët, transmeton 2LONLINE.

“Ky investim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për digjitalizimin e institucioneve dhe krijimin e kushteve sa më moderne për studime. Universiteti Kadri Zeka është një aset i rëndësishëm i Gjilanit dhe ne do të vazhdojmë të jemi partnerë në rrugëtimin e tyre drejt ngritjes së cilësisë akademike”, ka deklaruar kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.