DYLON

Komuna e Gjilanit dhe Spitali Regjional koordinojnë aktivitetet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka pritur sot në takim u.d. drejtorin e spitalit regjional të Gjilanit, dr. Besim Guda. Drejtori i spitalit Besim Guda e ka informuar nënkryetarin Kadriu për gjendjen jo që kënaqshme që e ka gjetur me të marrë detyrën, duke shprehur zotimin se do ta kthej në gjendje të normalitetit këtë institucion të rëndësishëm.

Në emër të kryetarit Haziri, nënkryetari Kadriu i ofroi mbështetjen për punën u.d drejtorit Besim Guda, që së bashku me QKMF-në do t’i koordinojnë punët në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi janë dakorkuar që Komuna e Gjilanit të ndërtojë pjesën e mbetur të rrethojës së spitalit, e cila pritet të nis shumë shpejt.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.