DYLON

Komuna e Gjilanit dhe Qeveria investojnë infrastrukturë rrugore në Shillovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gjilanit, janë duke realizuar projektin për rehabilitimin e rrugëve në fshatin Shillovë e banuar nga komuniteti serb, në një vlerë të kontratës afër 40 mijë euro.

Në këtë inspektim të punimeve ishte nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korqa, drejtori i departamentit të Prokurimit, Sali Kqiku dhe këshilltari Komunal Sergjan Mitroviq.

EkoHigjiena

Nënkryetari Kadriu, ka thënë me këtë rast se në vazhdën e investimeve në infrastrukturë publike në Komunën e Gjilanit sot është duke u bërë inspektimi i punimeve në fshatin Shillovë ku do të asfaltohen rrugë dhe rregullohet edhe sistemi i kanalizimit e ujësjellësit.

“Sot në vazhdën e inspektimit të punimeve jemi në vizitë projektit të rehabilitimit të rrugëve në fshatin Shillovë, ku do të asfaltohen disa rrugët përmes këtij projekti të bashkë-financuar me qeverinë, e që hyjnë edhe intervenimet në kanalizim dhe ujësjellës. Vlera e kontratës është mbi 36 mijë euro duke përfshirë asfaltimin, intervenimin në ujësjellës dhe kanalizim në një gjatësi prej rreth 200 metra etj. Poashtu është duke u bërë intervenimi nëntokësor, për të vazhduar pastaj me asfaltim dhe kështu do të vazhdohet edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe fshatrave, do të investohet infrastruktura nëntokësore pastaj asfaltimi i rrugëve”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Kadriu poashtu ka thënë se kontributi i komunitetit dhe kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen dhe në bazë të mundësive buxhetore por edhe prioriteteve do të investohet edhe me projekte në terren. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.