DYLON

Komuna e Gjilanit dhe Policia e Kosovës forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin për shërbime më efikase ndaj qytetarëve

Komuna e Gjilanit dhe Policia e Kosovës forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin për shërbime më efikase ndaj qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka pritur në një takim pune përfaqësues të Njësisë për Sektor dhe Komunitete nga Policia e Kosovës, të udhëhequr nga koordinatorja Sahadete Sadiku.

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet komunës dhe policisë, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe me rëndësi të veçantë për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

EkoHigjiena

“Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos në procesin e verifikimit të adresave”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, një koordinim më i mirë në këtë drejtim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e saktësisë dhe efikasitetit të shërbimeve administrative.

Në përfundim të takimit, u dakordua që komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që qytetarët të përfitojnë shërbime më cilësore dhe më të shpejta.

“Ky takim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të funksionimit institucional dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike në Gjilan”, ka thënë Elbasan Shabani, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.