DYLON

Komuna e Gjilanit dhe KEC nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për fuqizimin dhe aftësimin e të rinjve përmes mundësive të reja

Komuna e Gjilanit dhe KEC nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për fuqizimin dhe aftësimin e të rinjve përmes mundësive të reja
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në zbatimin e projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja-YEEP2”.

Në emër të kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, Memorandumin e Mirëkuptimit e ka nënshkruar nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, në një ceremoni solemne ku kanë marrë pjesë edhe drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe organizatave.

Prezent ishin edhe të rinjtë përfitues të fazës së parë të projektit, të cilët ndanë përvojat dhe sukseset e tyre.

Nënkryetarja Morina Bunjaku ka thënë se projekti “YEEP2” është iniciativë trevjeçare e dizajnuar të zhvillojë shkathtësi për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë, duke krijuar botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

EkoHigjiena

Projekti përqendrohet në perspektivat e përmirësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm, në komunën e Gjilanit. 2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.