DYLON

Komuna e Gjilanit dhe Help mbështesin mbi 30 biznese me 87,500 euro

Komuna e Gjilanit dhe Help mbështesin mbi 30 biznese me 87,500 euro
Avatar photo Redaksia

“Sot, Komuna e Gjilanit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Help – Hilfe zur Selbsthilfe, përmes së cilës do të mbështeten mbi 30 biznese me pajisje dhe materiale në vlerë mesatare prej 2,500 euro për biznes, me një fond të përgjithshëm prej 87,500 euro”, ka bërë me dije Haki Huruglica, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit.

Siç bënë me dije ai, Komuna e Gjilanit kontribuon me 49% të kësaj skeme, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin institucional për të mbështetur sektorin privat dhe njerëzit që krijojnë vende pune. Përveç mbështetjes financiare, përfituesit do të kenë qasje në trajnime, mentorim dhe këshillim për zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre.

EkoHigjiena

“Ky është një tjetër hap konkret në kuadër të politikave të Kryetarit, z. Alban Hyseni si dhe Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, për ta bërë zhvillimin ekonomik më të prekshëm për bizneset dhe qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Huruglica.

Ai shprehu një falënderim i veçantë për Help – Hilfe zur Selbsthilfe, për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj zhvillimit ekonomik në Kosovë, si dhe për Drejtoreshën Nacionale të Help-it në Kosovë, znj. Shqipe Breznica, për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për ta bërë këtë mbështetje të mundur.

“Uroj që kjo mbështetje të jetë një shtysë e rëndësishme për bizneset përfituese dhe t’u shërbejë atyre për rritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të veprimtarisë së tyre”, ka thënë drejtori Huruglica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.