DYLON

Komuna e Gjilanit dhe DEMOS-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për qeverisje me pjesëmarrjen e qytetarëve

Komuna e Gjilanit dhe DEMOS-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për qeverisje me pjesëmarrjen e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunajku, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Projektin për Decentralizim dhe Mbështetje Komunave (DEMOS), që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal”, tha nënkryetarja e komunës.

EkoHigjiena

Sipas Leonora Morina Bunajkut, fusha e veprimit të këtij memorandumi përfshinë sigurimin e mbështetjes teknike dhe fuqizimin e kapaciteteve nga projekti DEMOS për të mbështetur komunën në arritjen e këtyre objektivave, së bashku me angazhimet e komunës për të zbatuar masat specifike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.