DYLON

Komuna e Gjilanit del me një njoftim rreth tatimit në pronë

Komuna e Gjilanit del me një njoftim rreth tatimit në pronë
Avatar photo Redaksia

Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, njofton qytetarët rreth pagesës për tatimit në pronë.

Bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë nr.06/L-005 neni 22 dhe 23 për pagesën e detyrimeve tatimore dhe shpërndarjen e pagesave Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, bënë këtë njoftim të rëndësishëm.

EkoHigjiena

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Gjilanit, se faturat e tatimit në pronë për vitin 2025 janë në shpërndarje e sipër.

Të gjithë tatimpaguesit njoftohen se pos pranimit përmes postës, faturat e tatimit në pronë mund të shkarkohen edhe në platformën E-Kosova në email adresën e Komunës së Gjilanit “tatimineprone-rks.org“, gjithashtu faturat e tatimit në pronë mund të merren edhe në sportelet e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit.

Në njoftim thuhet, se me qëllim të informimit me kohë dhe me qëllim që të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Gjilanit të mos i nënshtrohet gjobave dhe kamatave duke u vonuar në pagesa ju njoftojmë se sipas ligjit për tatimin në pronë pagesa bëhet si në vijim: Për këstin e parë deri më 30.04.2025 dhe për këstin e dytë deri më 30.09.2025.

Sipas njoftimit, pas këtyre afateve do të aplikohet një interes prej 0.65% për muaj dhe 10% për tatimin e pa paguar nga viti paraprak (2024) ose pjesa e mbetur e këstit të parë pas datës 30.04.2025.

Në njoftim thuhet se të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Gjilanit mund të ushtrojnë ankesë ndaj ngarkesave tatimore deri më datë 31.03.2025.

Ankesat të cilat miratohen para kësaj date do të ndikojnë në tatimin e vitit aktual, nëse ankesa dorëzohet pas datës 31.03.2025, çdo ndryshim i miratuar dhe regjistruar do të ndikoj vetëm për tatimin e vlerësuar në vitin në vijim, nëse ankesa dorëzohet pas datës 31.10.2025, ankesa do të trajtohet si ankesë e vitit të ardhshëm tatimorë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.