DYLON

Komuna e Gjilanit bënë dezinsektimin e objekteve me banim social në lagjen “Arbëria”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësith Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka bërë dezinsektimin e objekteve me banim social në lagjen “Arbëria”. Dezinsektimi ështe bërë nga operatori ekonomok ‘’Fauna’’ me urdhëresë të DSHMS-s.

Dezinsektimi ështe bërë me qëllim të eliminimit të insekteve rrëshqitëse si furrëtare pastaj mushkonja, milingona etj.

EkoHigjiena

Kujdes i veçantë i është kushtuar vendeve ku përgatitet ushqimi, kuzhina, korridoret e hapësirat rreth objekteve.

Preparatet që janë përdorur janë të atestuara dhe të lejuara për përdorim në hapësirat e brendshme janë johelmuese për njerezit si dhe nuk dëmtojnë ambientin.

Dezinsektimi i këtyre objekteve dhe hapësirave brenda objektit ështe bërë me qëllim të ruajtjes se shëndetit te këtyre banorëve si dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse.

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se në ditët vijuese do të fillohet edhe me dezinsektimin hapsinorë në tërë teritorin e Komunës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.