DYLON

Komuna e Gjilanit bëhet edhe me një femër magjistër

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Komuna e Gjilanit e ka tashmë edhe një femër tjetër me diplomë magjistrature. Ramize Ahmeti-Ibrahimi ka mbrojtur me sukses temën e magjistraturës në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë, me titull “Njohuritë dhe qëndrimet e nënave të reja lidhur me të ushqyerit e foshnjës dhe fëmijës”.

Si magjistër e re, por si mjeke me përvojë, Ahmeti-Ibrahimi thotë se strategjia globale për të ushqyerit e foshnjës dhe fëmijës së vogël, është zhvilluar së bashku nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF-i, për ta rikthyer vëmendjen botërore për efektin që praktikat e të ushqyerit kanë në rritjen, zhvillimin dhe shëndetin, duke siguruar mbijetesën e foshnjave dhe fëmijëve.

EkoHigjiena

Ajo thotë se mbi 50 për qind të rasteve, kequshqyeshmëria është përgjegjëse në mënyrë direkte apo edhe indirekte për vdekjen e 10.5 milionë fëmijëve brenda një viti, nën moshën 5-vjeçe. Mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve, të cilat janë të shoqëruara me të ushqyerit e pa përshtatshëm, ndodhin gjatë vitit të parë të jetës.

Strategjia globale është dizajnuar për përdorim nga qeveritë dhe partnerët tjerë të interesuar, si grupet e punëtorëve shëndetësorë, organizatat jo qeveritare, ndërmarrjet komerciale dhe organizatat ndërkombëtare.

Strategjia ofron rekomandimet e OBSH-së dhe të UNICEF-it për të ushqyerit e përshtatshëm për foshnjën dhe fëmijën e vogël, shpjegon obligimet dhe përgjegjësitë e qeverisë dhe grupeve të interesuara si dhe përshkruan veprimet të cilat mund të mbrojnë, promovojnë dhe përkrahin nënat, për t`iu përmbajtur rekomandimeve të të ushqyerit.

Ramize Ahmeti Ibrahimi është e lindur në Gjilan. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi i përgjithshëm – në Universitetin e Prishtinës. Specializimin për Mjekësi Familjare, gjithashtu e ka kryer në Prishtinë, ku po ashtu kam vijuar Masterin në Kolegjin “Ilria”, drejtimi Menaxhment Shëndetësor dhe ka magjistruar. Është e martuar, nënë e tre fëmijëve.

Aktualisht punon në QMF “Dardania” në Gjilan. Ambiciet e saj shkencore dhe profesionale nuk përfundojnë me kaq, por janë edhe më të mëdha. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.