DYLON

Komuna e Gjilanit bashkë me Ambasadën e Bullgarisë pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

Komuna e Gjilanit bashkë me Ambasadën e Bullgarisë pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, nënkryetaren, Leonora Morina Bunjakun, drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin dorëzuan në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan iPad-ë të rinj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Kosovë, po e çojnë përpara digjitalizimin e plotë të Bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, përmes bashkëfinancimit të 150 iPad-ëve të rinj.

EkoHigjiena

“Kjo nismë do t’iu mundësojë lexuesve tanë qasje në miliona libra elektronikë dhe artikuj shkencorë nga e gjithë bota”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se ky është hap i madh drejt një Gjilani që lexon, mëson dhe zhvillohet në hap me kohën dhe me teknologjinë.

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, tha se ndihet i lumtur që është për herë të dytë në Gjilan, këtë herë për projektin e digjitalizimit të Bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli” përmes tabletëve të mençur.

Sipas ambasadorit tabletët e mençur, do të jenë në shërbim të atyre që janë të pasionuar pas leximit për qasje më të lehtë. /2LONLINE/