DYLON

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët: Festoni me dinjitet!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, ka apeluar qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar sa i përket kremtimit të festave të fundvitit rreth përdorimit të fishekzjarreve, duke kërkuar që ndezja e tyre të bëhet larg fëmijëve.

Fatmirësisht, këto vitet e fundit nuk ka pasur lëndime serioze nga fishekzjarret dhe Komuna e Gjilanit kërkon nga qytetarët e saj që të vazhdojnë të festojnë me dinjitet.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Komuna e Gjilanit u sygjeron qytetarëve që ta shtojnë kujdesin në komunikacion, veçanërisht në kohën e fluksit, pasi tashmë kanë ardhur për pushime krenaria jonë kombëtare, bashkatdhetarët, duke iu dëshiruar pushime të këndshme në familjet e tyre. ​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.