DYLON

Komuna e Gjilani me 30 raste të reja me COVID-19

Komuna e Gjilani me 30 raste të reja me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,  për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privat, me metodën RT-PCR, në nivel vendi janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.

Prej tyre, 30 raste pozitive me COVID-19 janë nga Komuna e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Bëhet e ditur se prej këtyre 30 rasteve të reja pozitive me COVID-19, në Gjilan janë 24 raste, 4 të tjera janë në fshatin Uglar dhe 2 në fshatin Dobërçan.

Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetart të Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e të hënës kishte vlerësuar situatën e ditëve të fundit dhe se kishte konstatuar se kemi një rritje të rasteve të infeksionit, andaj është thënë se kjo duhet të shërbej si thirrje për t’u mbrojtur nga COVID-19, duke respektuar masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.