DYLON

Komuna e Gjilani e interesuar për bashkëpunim me investitorë vendor dhe të jashtëm

Komuna e Gjilani e interesuar për bashkëpunim me investitorë vendor dhe të jashtëm
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan, Enver Shabani priti në takim zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u diskutua se si duhet të bëhen përgatitjet nga komuna për ofrimin e hapësirave investitorëve të huaj.

Shabani ka thënë se gjatë bashkëbisedimit të pranishmit i njoftuan rreth mundësive dhe potencialeve që ka Komuna  e Gjilanit për bashkëpunimin me investitorë vendor dhe të jashtëm.

EkoHigjiena

“Është diskutuar edhe mundësia që në të ardhmen e afërt ku po planifikohet ndërtimi i Zonës Ekonomike Industriale prej 146 hektarë, në një lokacion të përshtatshëm dhe qasje të afërt 4-5 km me autostradën e cila është në përfundim e sipër, që në këtë hapësirë të ofroj qasje sa më të lehtë dhe të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të bizneseve”, ka thënë drejtori Shabani.

Sipas tij, Komuna do të iu sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse për të gjitha bizneset dhe investitorët që dëshirojnë, të operojnë në këtë zonë ekonomike të komunës së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.