DYLON

Komuna e gatshme të mbështes projektet për trajtim të fëmijëve me sindromin Down

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari Haliti në vazhdën e takimeve të punës që ka pasur gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar takim një takim me zv. drejtoreshën e Qendrës kosovare për rehabilitim dhe trajtim të fëmijëve me sindromin Down Leonora Shabani-Bajraktari.

Në këtë takim u shqyrtuan mundësit e mbështetjes së projekteve që kanë të bëjnë me personat e kësaj kategorie, siç janë shkollimi, përfshirja në jetën shoqërore etj. Kryetari Haliti u shpreh i gatshëm që të mbështes iniciativat që kanë për qëllim mirëqenien e kësaj kategorie në komunën e Vitisë. Dihet se në komunën e Vitisë aktualisht janë të evidentuar zyrtarisht 14 persona me sindromin Down./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.