Këshilli komunal i komunës së Bujanocit në mbledhjen e fundit ka ndarë 500 mijë dinarë për sanimin e kulmit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” (pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta).
Drejtori i këtij institucioni arsimorë Zejni Fejzullahu, ka thënë për Titulli.com se dëmet e shkaktuara kalojnë mbi 5 milion dinarë.
Gjatë muajit shtator nga erërat e forta dhe shiu që ra gjatë në objektin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke larguar një pjesë të kulmit të objektit të shkollës.
BURIMI: Titulli.com