Komuna e Bujanocit kryen pagesën e njëhershme financiare për studentët e vitit akademik 2020/2021

Komuna e Bujanocit kryen pagesën e njëhershme financiare për studentët e vitit akademik 2020/2021

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar urdhëresën prej 9.980.500 dinarëve (rreth 84.600 euro) për pagesën e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit për vitin akademik 2020/2021, thuhet në njoftimin e publikura në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas këtij njoftimi bga kjo vlerë kanë përfituar gjithsej 662 studentë, kurse sipas komisionit për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare mjetet financiare do të ndahen sipas kësaj renditje:

– 27 studentë me notë mesatare prej 9.5-10 do të përfitojnë 22.000 din.

– 46 studentë me notë mesatare prej 9.-9.5 do të përfitojnë 20.000 din.

– 147 studentë me notë mesatare prej 8-9 do të përfitojnë 18.000 din.

– 167 studentë me notë mesatare prej 7-8 do të përfitojnë 16.000 din.

– 112 studentë me notë mesatare prej 6-7 do të përfitojnë 14.000 din.

– 81 studentë me notë mesatare prej 4.5-5 do të përfitojnë 12.000 din. (studentët e vitit të parë)

– 67 studentë me notë mesatare prej 2.5-4.5 do të përfitojnë 5.500 din. (studentët e vitit të parë)

– 15 studentë që studiojnë në Turqi, Dubai, Austri dhe Gjermani do të përfitojnë 16.000 din.

Këto mjete financiare do t’iu paguhen studentëve në xhirollogaritë e tyre apo të prindërve të tyre.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE