DYLON

Komuna do të renovojë hapësirat e punës për Stacionin Policor në Gjilan

Komuna do të renovojë hapësirat e punës për Stacionin Policor në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Elmina Mahmutin, drejtoreshë e Policisë Regjionale, për mbështetje në ofrimin e sigurisë publike.

Me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Gjilanit do të ofroj donacion në vetura dhe pajisje të teknologjisë informative, financimin e renovimit të hapësirave të punës në objektin e Stacionit Policor, mobilimin e zyrave dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.

Nënkryetari Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e policisë në Gjilan për punën e madhe që po e bëjnë në të mirë të sigurisë publike.

EkoHigjiena

Kurse, drejtoresha Rajonale e Policisë së Kosovës, kolonel Elmina Mahmuti, e cila shoqërohej nga zëvendësdrejtori, Shaban Azizi dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, ka falënderuar Komunën për këtë mbështetje, duke thënë se do të ndikoj direkt në efikasitetin edhe më të madh të tyre në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.