DYLON

Komuna diskuton për projekte me banorët e fshatit Budrikë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një diskutim publik me banorët e fshatit Budrikë ku është biseduar rreth projekteve në këtë fshat konkretisht rreth projektit të asfaltimit që ka filluar ditë më parë e që financohet me mjete vetanake të Vitisë.

Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka bashkëbiseduar me Budrikasit rreth nevojave të cilat i ka ky lokalitet e ku këta banorë kërkuan nga institucionet komunale që të gjenden format e financimit të ndriçimit publik, trotuarit, asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve dhe shtrimin me zhavorr të disa rrugëve fushore.

EkoHigjiena

Po ashtu banorët propozuan që të gjendet një mundësi për hapjen e një tregu të përbashkët të Budrikës me fshatrat për rreh pasi që kjo pjesë është e njohur në kultivimin e produkteve bujqësore poashtu ata kërkuan edhe rregullimin e hapësirave për reakracion si ndërtimin e një fushe sportive./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.