DYLON

Komuna diskuton me tregtarët për projektin për modernizimin e Tregut të Gjelbër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me iniciativën e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit e ka përgatitur një projekt ideor për modernizimin e Tregut të Gjelbër. Për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori për Zhvilim Ekonomik, Ismail Januzi, kanë mbajtur sot një takim me tregtarët që punojnë në Tregun e Gjelbërt.

“Komuna e Gjilanit është në shërbimin tuaj. Kryetari Haziri e ka vullnetin për ta kryer këtë punë në mënyrë që ju të funksiononi sa më suksesshëm sepse e di që familjet tuaj varen nga puna juaj në treg”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu.

EkoHigjiena

Tregtarët e pranishëm patën shumë pyetje, ide e propozime për projektin e modernizimit të Tregut të Gjelbër dhe nënkryetari Kadriu dhe drejtori Januzi konfirmuan se do t’i marrin të gjitha parasysh për ta bërë tregun modern, funksional dhe model./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.