DYLON

Komuna dhe HELVETAS mbështesin bizneset lokale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës dhe Organizata zvicerane HELVETAS, Projekti Aftësi për Punësim Rural kanë mbështetur hapjen dhe zhvillimin e biznesit lokal “Medina” i cili veprimtari kryesore e ka rrobaqepsinë. Hapja e këtij biznesi ka ndikuar edhe në fitimin e aftësive të femrave të reja që do të trajnohen për rrobaqepsi me mbështetjen e HELVETAS.

Këtë trajnim sot e filluan tetë gra dhe vajza të Kamenicës. Udhëheqësja e kësaj ndërmarrje Mirvete Sermaxhaj theksoi se një numër i këtyre grave dhe vajzave do të gjejnë punë këtu pas mbarimit të trajnimit.

EkoHigjiena

Fasilitatorja e HELVETAS Lirije Hajrizi – Dërmaku tha se është kënaqësi që HELVETAS ka mundësinë të ndihmojë në zhvillimin e këtij biznesi dhe trajnimin e grave dhe vajzave të Kamenicës, të cilat pas këtij trajnimi do të jenë gjendje të sigurojnë të ardhura materiale.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi tha se rruga e vetme për daljen nga situata e rëndë e papunësisë është mbështetja e bizneseve të vogëla dhe të mesme të cilat janë garancion për krijimin e vendeve të reja të punës.

” Kjo është një sttorie e suksesit të cilën angazhohemi dhe duam ta shohim sa më shpesh në komunën tonë, shpresojmë që kjo ndërmarrje të prosperojë dhe të ketë suksese në tregun e prodhimit dhe biznesit të tekstilit. Komuna është në mbështetje të ideve dhe iniciativave të këtilla me të gjitha mundësitë që ka” tha nënkryetari Matoshi

Hapja dhe ngritja e këtij biznesi u përkrah nga Komuna dhe HELVETAS, Projekti Aftësi për Punësim Rural i cili mbështeti aftësimin e grave në këtë ndërmarrje./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.