(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot një delegacion të FSK-së në krye me gjeneral brigade Enver Cikaqi, me të cilin është biseduar për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve në të ardhmen.
Gjenerali Enver Cikaqi komandant i Doktrinës dhe Stërvitjes pranë FSK-së, theksoi se gjatë viteve të fundit FSK ka pasur një mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme nga të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare.
“Me punë , angazhim dhe përgjegjësi kemi arritur të dëshmojnë nivelin e përgjegjësisë së institucionit të FSK-së dhe krijimin e miqësisë dhe bashkëpunimit tejet të mirë me NATO-në. Aktualisht FSK ka 9 kazerma që janë shumë funksionale, ndërkohë një rezultat shumë I mirë është arritur edhe me zhvillimin e këtij institucioni përmes kurseve”, tha Cikaqi.
Ndërsa kryetari I komunës Sokol Haliti, I njoftoi mysafirët me zhvillimet dhe aktivitetet komunale të Vitisë, dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët .
Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe kapiten Arben Avdyli dhe rreshteri Gazmend Cikaqi, u fol edhe për projektet e nevojshme që janë në interes të gjithë qytetarëve, për çka të dyja palët u dakorduan që të fillojnë me projekte të përbashkëta në të ardhmen. /2lonline/