DYLON

Komuna dhe DEMOS investojnë në terrenin sportiv

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Do të ndërtohet fusha e sportit për nxënësit dhe të rinjtë e lagjeve “Malësia” e “Qamëria”, pasi Komuna e Kamenicës dhe DEMOS janë dakorduar për investimin e përbashkët të projektit “Fusha e sporit, pranë shkollës së Lagjes Malësia”. Ky projekt do të realizohet gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti, ndërsa financohet me 70% nga Qeveria Zvicerane Projekti DEMOS dhe 30 % nga Buxheti Komunal i Kamenicës.

Sipas nënkryetarit të Kamenicës Fatmir Matoshi, për këtë vit DEMOS do të investoj rreth 12 mijë euro për këtë projekt, dhe po ashtu tashmë Komuna ka shlyer të gjitha obligimet e mbetura të projektit të ujësjellësit Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë.

EkoHigjiena

“Tashmë jemi dakorduar për realizmin e këtij projekti, në vazhdim do të nënshkruajmë edhe kontratën me afatet e parapara për implementimin e projektit. Sipas dinamikës së përcaktuar nga donator, në gusht të këtij viti ky projekt duhet të jetë I përfunduar. Komuna është mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Qeverisë Zvicerane dhe projektit DEMOS, për mbështetje në investime kapitale si dhe për ndihmën në hartimin e planit të mobilitetit për Kamenicën” tha nënkryetari Matoshi . /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.