DYLON

Komuna dhe AZHR – Lindje takojnë bizneset lokale të Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë sot është mbajtur takimi me bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe personat që janë te interesuar për hapjen e bizneseve. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtoresha për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, Ferdane Rrudhani, si dhe trajneri Agim Zeka nga AZHR – Lindje.

Në këtë takim pjesëmarrësit u njoftuan rreth procedurave të cilat duhet t’i ndjekin gjatë aplikimit për grandet e financuara nga BE-ja përmes Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal ( ARDA ) e cila ka për synim t’i ofrojë mbështetje ndërmarrjeve ekonomikisht të qëndrueshme, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe të ofrojë mbështetje financiare në themelimin e ndërmarrjeve të reja private, apo zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla ekzistuese. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin mjaft të interesuar për këtë trajnim, njëherazi parashtruan pyetje të ndryshme rreth Aplikimit për këto grande. Ndërkaq , përgjigje të detajuara morën nga trajnerët e AZHR – Lindje. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.