DYLON

Komuna dhe AKP koordinohen që të përjashtohen nga privatizimi asetet me rëndësi vitale për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, (AKP) Zyra Rajonale në Gjilan, Zeqirja Morina – menaxher dhe Gursel Sherif, udhëheqës i ekipit të privatizimit.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi lidhur me identifikimin e aseteve me rëndësi vitale për Komunën e Gjilanit, të cilat janë nën administrim të AKP-së, sikurse që është biseduar edhe për çështje tjera në interes të bashkëpunimit sa më të mirë të Komunës së Gjilanit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së në Gjilan për vizitën, duke kërkuar nga ky institucion që konform mandatit të saj këto prona të mbesin në shfrytëzim të Komunës së Gjilanit dhe të përjashtohen nga procesi i privatizimit.

Nga ana e tij, menaxheri i AKP-së në Gjilan, Zeqirja Morina, ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin, ndërkaq ka konfirmuar se kërkesa e Komunës së Gjilanit për pronat e identifikuara do t’i drejtohet sot Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për procesim.​ /2L ONLINE/