DYLON

Komuna dënon rastin e dëmtimit të Xhamisë në fshatin Velekincë, falënderon organet e rendit për intervenim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar rastin e dëmtimit të objektit të xhamisë në fshatin Velekincë, nga një banorë i etnicitetit serb, i cili deri më tani nuk dihet se me çfarë motive e ka kryer veprën edhe pse sipas dyshimeve të para të policisë, i dyshuari ka probleme psiqike.

Kryetari Lutfi Haziri, në komunikimin publik, ka falënderuar Policinë e Kosovës të Komunës së Gjilanit, për aksionin e kryer me sukses në parandalim dhe arrestimin e të dyshuarit, sikur që ka falënderuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Aliu, imamin e xhamisë, Remzi Halimi dhe banorët e Velekincës.

EkoHigjiena

“Rasti që ka ndoshur në fshatin Velekincë në dëmtimin e kupolës së xhamisë, është një rast që Komuna e Gjilanit e dënon ashpër, sepse raste të tilla nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në Gjilan. Me këtë rast falënderoj Policinë e Kosovës, të gjitha njësitet që kanë intervenuar në këtë rast, për profesionalizmin e treguar dhe për rikthimin e gjendjes nën kontroll dhe krijimin e sigurisë për qytetarët e këtij fshati. Poashtu përkushtimi dhe sjellja e lartë qytetare e civilizuese e kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, e imamit të xhamisë Remzi Halimi dhe e bashkëpunëtorëve të tjerë, por edhe e banorëve, është për t’u falënderuar, në këto momente të vështira për fshatin dhe për Gjilanin në përgjithësi”, ka thënë kryetari Haziri, duke apeluar për qetësi dhe gjakftohësi nga të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Ndërsa, në njoftimin e shkurtër të komandantit të Stacionit Policopr në Gjilan, Remzi Azemi, thuhet se pas informatës së pranuar, Policia e Kosovës me njësitet e saja, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer punën profesionale për krijim të sigurisë. Është arrestuar një qytetarë i dyshuar, që është nga komuniteti serb, i cili sipas Azemit ka arritur që ta dëmtoj kupolën e xhamisë për motive ende të pa njohura. Azemi ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, ndërsa ka bërë të ditur se prokurori ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar. Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës të gjitha njësitet intervenuese, e posaqërisht Njësinë Speciale të Stacionit të Gjilanit, për intervenimin profesional dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili ka probleme psiqike./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.