DYLON

Komuna arrin marrëveshje me Ecohigjienën, qyteti po pastrohet

Komuna arrin marrëveshje me Ecohigjienën, qyteti po pastrohet
Avatar photo Redaksia

Punëtorët e Kompanisë Ecohigjiena kanë filluar të bëjnë grumbullimin e mbeturinave nga hapësirat publike, pasi mësohet se është arritur një marrëveshje për këtë mes Komunës së Gjilanit dhe Ecohigjienës.

Përndryshe, deri ditë më parë, pjesët e ndryshme të qytetit ishin shndërruar pothuajse në deponi pasi mbeturina kishte kudo.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin 2LONLINE, nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se qyteti po pastrohet dhe po i kthehet normalitetit.

EkoHigjiena
Rexhep Kadriu

Për shkak të gjendjes emergjente, që ka pas Gjilani këto ditë kur është në pyetje grumbullimi i mbeturinave në hapësirat publike dhe mirëmbajta e hapësirave të gjelbëruara, dhe duke parë që mbi 1 vit lënda e përfituesit të operatorit për këtë çështje, po zvarritet nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që shpallte fitues herë njërën palë e herë tjetrën, komuna ka kërkua nga KRPP-ja për vazhdimin e kontratës me Ecohigjiena edhe për gjashtë maj, derisa të zgjidhet problemi nga OSHP-ja, për përzgjedhjen definitive të operatorit ekonomik” ka thënë për 2LONLINE, nënkryetari Kadriu.

Sipas tij, qyteti tani po pastrohet dhe po i kthehet normalitetit.

“Kërkojmë falje nga qytetarët e Komunës së Gjilanit sepse e gjithë kjo nuk ka ndodhur për fajin e komunës, por për procedurat burokratike dhe vonesave të pakuptimta të OSHP-së, vendimeve të saja të çuditshme kur ua jepte të drjetën, herë njërës, e herë palës tjetër. Besoj shpejtë OSHP, ka me e krye këtë punë dhe Komuna do ta nënshkruaj kontratën me operatorin fitues”, ka thënë Kadriu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.