• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Shneta
  3. Komplikimet shëndetësore që e kërkojnë ujin menjëherë
Shneta

Komplikimet shëndetësore që e kërkojnë ujin menjëherë

Elife Sherifi 1 Mars, 2019 3 minuta lexim
 Komplikimet shëndetësore që e kërkojnë ujin menjëherë

Shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

  1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

  1. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

  1. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

  1. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

  1. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Etiketat:Goja Lekura Syte Tretja uji
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie

21 Maj, 2022
2LTV

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Opinion

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Ky është Projekti madhor i Lutfi Hazirit për ujin

9 Nëntor, 2021

Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e 9-të të përbashkët ballkanike për vlerën e ujit

3 Nëntor, 2021

Gjilan: Ja ku do të ketë sot ndërprerje të ujit

29 Tetor, 2021

Ja në cilat pjesë të Gjilanit do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e defekteve

27 Tetor, 2021

HIDROMORAVA: Apel për pagesë të faturave të ujit

24 Shtator, 2021

Haziri kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi ratifikimin e programit Flows për t’i dhënë zgjidhje afatgjate problemit të ujit për Gjilanin e Anamoravën

25 Gusht, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com