DYLON

Kompletohet Kuvendi Komunal i Gjilanit

Kompletohet Kuvendi Komunal i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas një kohe të gjatë të funksionimit me katër këshilltarë më pak, sot Kuvendi Komunal i Gjilanit është kompletuar pasi është bërë betimi i katër anëtarëve të rinj, duke bërë që tani Kuvendi të jetë i plotë, në përbërje të 35 anëtarëve, transmeton 2LONLINE.

Mosfunksionimi i Komisionit Qendror Zgjedhor kishte pamundësuar certifikimin edhe të këtyre katër këshilltarëve, prej se ishin liruar vendet pasi anëtarët paraprak kishin marrë pozita në ekzekutiv.

Pra, nga sot kemi:  Renan Imami në vend të Kadir Hysein (KDTP), Isa Agushi dhe Rijad Elezi në vend të Ramiz Ramadanit e Faton Bislimit (LDK) dhe Xhevat Demiri në vend të Nazim Gagicës (AAK)

EkoHigjiena
Isa Agushi – Rijad Elezi – Renan Imami – Xhevat Demiri
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.