DYLON

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Katana dhe Las Vegas kanë shkruar emrat e tyre në mesin e katër skuadrave gjysmëfinaliste. Aty i presin The Living Room dhe Vëllezërit Aliu që kishin siguruar biletat moti kohë, falë plasmanit të mirë në ligë. Megjithatë, rrugën për në finalen e madhe duhet ta kalojnë nëpërmjet këtyre dy pengesave.

Katana ka bërë përmbysje senzacionale përballë FSK-së, duke shkrirë disavantazhin prej dy golave në ndeshjen e parë. Të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve Katana ka shfaqur një ndeshje të shkëlqyer dhe në fund e kurorëzoi me një triumf jashtëzakonisht me vlerë. Nga fillimi i ndeshjes e deri në fundin e saj futbollistët e kësaj skuadre shfaqën dëshirën e zjarrtë për të kaluar tutje dhe atë e arritën vetëm pas ekzekutimit të penaltive. Pas dy penaltive nga secila skuadër u përcaktua fituesi.

EkoHigjiena

Las Vegas ka përsëritur formën e ndeshjes së parë ndaj Karadakut ani pse nuk ka arritur të triumfojë. Skuadra e Las Vegas hyri në këtë ndeshje me kapital nga ndeshja e parë dhe kjo bëri që të luajnë lojë më të qetë se kundërshtari. Përkundër saj edhe Karadaku pati mundësinë e rikthimit deri sa ishte duke udhëhequr në minutat e para të ndeshjes, mirëpo më pas ndeshja foli në të mirë të Las Vegasit që realizojnë edhe dy gola për të vulosur kalimin tutje drejt gjysmëfinales.

/Drilon SYLEJMANI / 2L ONLINE /





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.