DYLON

Komplete shkollore falas për 904 nxënës

Avatar photo Redaksia

Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka siguruar 904 komplete shkollore falas për nxënësit. Sipas kumtesës së këtij organi ata do të ndajnë 904 komplete shkollore së bashku me çantat.

“Para së gjithash fillestarëve i urojë një fillim të mbarë të shkollës dhe suksese. Në këtë mënyrë Trupi Koordinues ka dëshiruar që t’ia zbukurojë uljen në bankat shkollore, por edhe t’i ndihmojë prindërve që në një mënyrë t’i lehtësojë duke mos pas harxhime për komplete dhe çanta. Shpresojë që kjo gjeneratë e filloristëve të bëhen kampion dhe persona të rëndësishëm me të cilët do të mburremi në të ardhmen”, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Siç theksohet, procedura e sigurimit të mjeteve shkollore është bërë në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik, kurse vlera e sigurimit të kompleteve shkollore, pa TVSH, është rreth 2.5 milionë dinarë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.