Kompleksi “Gjilani” ndan një fond për renovimin e xhamisë në Ksamil
/2L ONLINE/ – Kompleksi turistik “ Gjilani” në Ksamil , në drejtimin e Selver Xhelilit, përveç që mendon se si pushuesit ta shijojnë sa më mirë bregdetin shqiptar, po interesohet që pushuesit t’i kenë të gjitha kushtet duke përfshirë këtu edhe mundësinë që në këtë vend t’i kryejnë ritet fetare, për çka ky kompleks ka ndarë një fond për renovimin e xhamisë në Ksamil që është në gjendje jo të mirë.
Selver Xhelili, pronar i Kompleksit “Gjilani”, ka bërë me dije se sot ka biseduar me imamin e xhamisë në Ksamil ku ajo Xhami është në gjendje të rënd dhe duhet ndërhy andaj për renovim ky kompleks ka ndarë një fond.
Xhelili thotë ta kenë bërë këtë veprim të tyre për hir të atyre banorëve në Ksamil që janë mysliman, pastaj punëtorëve në Ksamil por edhe pushuesve të besimit islam, që vijnë këtu për pushime por që duan t’i kryejnë ritet fetare.
Përndryshe, duke iu referuar edhe pushuesve të shumtë, Xhelili që vije nga Gjilanit thotë se në njëfarë mënyre Ksamili është e do të jetë i “Gilangjive” për shumë vite dhe se ndihet si në Gjilan, andaj edhe do të investojnë e ndihmojnë aty ku po veprojnë si Kompleks, që pushuesit të jenë të relaksuar, të ndihen mirë dhe të pushojnë në kuptimin më të plotë të fjalës.
Përndryshe, Kompleksi “Gjilani” vizitohet nga shumë pushues për shkak të kushteve të mira që iu ofrohen aty. /2L ONLINE/
