DYLON

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet e tyre në Panairin “SIAL 2018” në Paris

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet e tyre në Panairin “SIAL 2018” në Paris
Avatar photo Redaksia

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris të Francës.

Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe, ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike.

Njëherësh kompanitë vendëse së bashku me përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

EkoHigjiena

MTI/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 90 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 4, shtandi nr. 4 P 090.

Në Panairin “SIAL 2018” po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës.

Panairi ka filluar më 21dhe zgjatë deri më 25 tetor 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.