Kompanitë kampione nga Gjilani janë krenaria jonë!
Kompanitë kampione nga Gjilani janë krenaria jonë!
/Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Sot, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, vizituam kompaninë RC COLA, një prej storieve më të suksesshme të sipërmarrjes lokale që ka arritur të ndërtojë emër jo vetëm në vend, por edhe jashtë kufijve të Kosovës.
Ky sukses tregon fuqinë, kreativitetin dhe përkushtimin e biznesit gjilanas.
Do të angazhohem që të krijojmë kushte edhe më të favorshme për bizneset, duke lehtësuar procedurat administrative dhe eliminuar pengesat institucionale që shpesh i ngadalësojnë ato në rrugën e tyre të zhvillimit.
Ne besojmë në një Gjilan të ekonomisë aktive, ku iniciativa private përkrahet, inovacioni shpërblehet dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat bëhet bazë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të qytetit tonë.