DYLON

Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve arrijnë në Shqipëri

Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve arrijnë në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Të prekur thellësisht nga tragjedia që ka goditur Shqipërinë, ju njoftojmë se ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka autorizuar kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje të rrugëve, të udhëtojnë drejt Shqipërisë, që me punëtorët e tyre dhe mjetet e punës, t’i dalin në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit.

Tashmë kanë arritur në Shqipëri 6 kompani të organizuara dhe të udhëhequra nga zyrtarët e ministrisë.

Ky veprim është bërë në dakordim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe bazuar në legjislacionin e Kosovës në fuqi, pas iniciativës së kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndihmohet Shqipëria me të gjitha kapacitetet.

EkoHigjiena

MIT vazhdon të jetë e gatshme për koordinim të vazhdueshëm dhe efikas për të ndihmuar këtë situatë shqetësuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.